×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​Europol: Sekuestrohen 4.6 ton kokainë

    Insajderi
    07 December 2022 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një anije braziliane që transportonte më shumë se 4.6 ton kokainë me vlerë më shumë se 150 milionë euro u kap javën e kaluar nga marina franceze pranë vendit afrikan të Sierra Leone, njoftoi sot Europol.

    Europol deklaroi se anija, e cila ishte nisur për në Evropë, u kap më 30 nëntor në një operacion të përbashkët nga Franca, Brazili, Britania e Madhe dhe SHBA.

    “Hetimi është në vazhdim për të përcaktuar se cilat palë kriminale fshihen pas këtij rasti në të dyja anët e oqeanit”, tha Europol.

    Agjencitë e Bashkimit Evropian paralajmëruan në maj se Evropa është bërë një qendër kryesore për prodhimin dhe dërgimin e kokainës në rajone të tjera të botës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark