Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar kompaninë “EUROSIG Kosova”.
Thaçi, “Medaljen e Mirënjohjes”, ia ka ndarë kësaj kompanie si një nga Kontribuesit dhe Tatimpaguesit më të mëdhenj dhe më të mirë në ekonominë e Kosovës.
Çmimi u tërhoq nga Presidenti i EUROSIG Group, Z.Kadri Morinaj, në aktivitetin e organizuar në Prishtinë, nga Oda Ekonomike e Kosovës, në prag të 10-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.