Çiklisti kosovar, Omer Azemi, garoi sot në disiplinën kronometër në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj “Bansko Bystrica 2022”.
Në një konkurrencë të fortë, Azemi përfundoi garën e 8.4 kilometrave me kohë 13:05,14 minuta, që e renditi në pozitën 90.
Për Omerin, që është çiklisti i vetëm nga Kosova në EYOF 2022, gara e sotme ishte përvojë e mirë për garat tjera ndërkombëtare.
Ai do të garojë në EYOF edhe në disiplinën e çiklizmit rrugor.