Kompania Facebook njoftoi se ka fshirë 265 llogari, faqe dhe grupe të lidhura me një kompani me bazë në Izrael.
Arsyeja e kësaj mase, sipas Facebook-ut, është se këto llogari kanë pasur, siç është thënë “sjellje joautentike”.
Ato, kanë shënjestruar përdoruesit në Amerikën Latine, Azinë Jugore dhe Afrikë.
Kjo masë e Facebook-ut është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për adresimit e shqetësimeve, lidhur me privatësinë dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale.
“Në këtë rast u përdorën llogari të rreme për të drejtuar faqet, përmbajtjen e tyre dhe në mënyrë artificiale të rrisin ndërveprimin”, thuhet në njoftimin e kompanisë Facebook.