Facebook do të ndalojë punonjësit e tij që t’iu ndihmojnë politikanëve gjatë zgjedhjeve , ka raportuar kompania .
Rrjete sociale janë mënyra e vetme që politikanët qasen me votuesit gjatë zgjedhjeve për të reklamuar programi e tyre politik gjatë fushtave elektorale.
Facebook ka pohuar se mund të ofroj këshilla falas për reklamim për të gjitha partitë politke, duke mos e përjashtuar mbajtjen e takimeve edhe me politikanët.
Drejtori digjital i presidentit të tanishëm Donald Trump ka pohuar se asistenca e “Facebook” e ka ndihmuar atë që të fitojë.
Një antarë i kompanisë ka treguar se edhe kandidates Hillary Clinton iu është ofruar e njëjta ndihmë mirëpo ajo nuk ka pranuar.
Bazuar në dokumente e brendshme të siguruar nga Bloomberg, Donlad Trump ka shpenzuar rreth 44 milionë dollarë prej muajit Qeshor- Nëntor , krahasuar me kandidaten Clinton e cila ka shpenzuar rreth 28 milionë dollarë/Insajderi.com