×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Facebook regjistron firmën e re të teknologjisë financiare në Zvicër

    Insajderi
    19 May 2019 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjiganti i rrjeteve sociale Facebook, duket se ka formuar një firmë të re të teknologjisë financiare.

    Sipas të dhënave të Regjistrit Tregtar të Gjenevës, Libra Networks LLC është regjistruar në Zvicër më 2 maj nga Facebook Global Holdings II LLC.

    “…shërbime në fushat e financës dhe teknologjisë, zhvillimi i softuerëve dhe infrastrukturës përkatëse, në veçanti në lidhje me aktivitetet investuese, funksionimin e pagesave, financimin, menaxhimin e identitetit, analizën e të dhënave, blockchain dhe teknologji të tjera”, thuhet në kërkesën zyrtare për regjistrim të kompanisë, përcjell Telegrafi.

    Facebook regjistroi brendin “Libra” me Zyrën e Patentave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në muajin qershor 2018, e cila thuhet se ishte pjesë e projektit të fshehtë për kriptovaluta. Gjithashtu, kompania ka angazhuar dy ekspertë të kriptovalutave të cilët më parë kanë punuar në Coinbase.

    Kompania ka përfshirë kartat Visa, Mastercard dhe procesorin e pagesës First Data dhe ka kontaktuar kompanitë e tregtisë online dhe aplikacionet për pranimin e monedhës së saj dhe investimin në projekt, duke i joshur ata me mundësinë e tarifave zero të përpunimit të kartave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark