×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Fahri Musliu tregon momentin kur ishte takuar me Kurtin në gjykatën e Serbisë: Nuk e njifsha, i kishte duart e lidhura

    Insajderi
    23 February 2024 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Fahri Musliu ka bërë një rrëfim interesant gjatë kohës kur e kishte takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në korridoret e gjykatës në Serbi.

    Musliu tha se momentin kur e kishte parë Kurtin me duar të lidhura nuk do e heq kurrë nga mendja.

    “Ka qenë një kontakt i parë para se me fillu gjykimi me Albin Kurtin. Atë moment kurrë nuk do ta heq nga mendja sepse ishte në korridor. Nuk e njifsha, i kishte flokët e shkurtra dhe e pyeta gardianin se ku mbahet seanca gjyqësore. Tha se në këtë sallë. Dhe në atë moment po shoh që ishte ulur dikush aty dhe ai mu drejtua ‘Fahri’, e pash Albinin ia zgjata dorën, ai i kishte duart e lidhura. Ishte një moment shumë pikëllues…më ka mbet në kohë ai rast”, ka thënë Musliu në një intervistë për Telegrafin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark