×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Takohet treshja O’Brien, Escobar dhe Lajçak, koordinon strategjitë rreth dialogut Kosovë-Serbi

    Insajderi
    08 May 2024 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien ka njoftuar për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë në Dialog.

    O’Brien tha se SHBA e mbështet fuqishëm Dialogun Kosovë-Serbi, si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive mes dy vendeve.

    “Diskutime të rëndësishme me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e BE-së Miroslav Lajcak sot. Ne koordinuam strategjitë për të çuar Kosovën dhe Serbinë përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. SHBA-ja mbështet fuqishëm Dialogun si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark