×
  • Lajme
  • Lajme

    Fajon: Kosova të kryejë detyrat para votimit të Parlamentit Evropian

    Insajderi
    05 September 2016 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tanja Fajon shprehi kënaqësinë që “ka marrë një votë më shumë për raportin e saj, por tha se tani varet nga Kosova kur do të përmbushë kriteret e përcaktuara për t’i hapur mundësinë që ta fus në votim në seancë plenare të Parlamentit Evropian.

    Na thoni se çfarë ndodhi në Komitetin LIBE. Ju morët shumicën e votave për raportin por jo edhe për fillimin e negociatave. Çka do të ndodh tani?

     Tanja Fajon: “Tani çdo gjë është në duart e Kosovës. LIBE i dha një mbështetje me shumicën e votave raportit tim, rekomandimeve të mia, për lëvizjen pa viza të Kosovës. Kjo tani do të thotë se unë do të vendos kur ta paraqes para seancës plenare. Duke parë një situatë si kjo në LIBE, ku shumica e kolegëve shprehën shqetësimet për përmbushjen e dy standardeve të mbetura, ajo për demarkacionin e kufirit dhe thellimi i luftës kundër korrupsionit, dhe prandaj standardet duhet të plotësohen përpara se ta dërgojë për votim në seancë plenare. Unë sot nuk mora mandatin që të diskutojë më Këshillin, por Këshilli deri tani nuk e ka marrë një qëndrim. Kjo nuk do të thotë asnjë gjë për çështjet procedurale në Parlament, sepse LIBE me dha mbështetjen e plotë dhe unë kam përkrahjen që të mos kthehem në LIBE. Hapi tjetër është seanca plenare e Parlamentit Evropian. Por para kësaj Kosova duhet të përmbushë dy kushtet e mbetura”.

    Të jemi të qartë, nuk ka më nevojë për kthim në LIBE për të marrë mandatin për kornizën negociatore?

    Tanja Fajon: LIBE më dha mbështetjen me një votë më shumë. Nuk është mbështetja më e madhe, por jam e kënaqur se morëm këtë mbështetje, sepse në orët e fundit situata ishte shume e tensionuar. Ne nuk do të diskutojmë më për raportin për Kosovën ne LIBE. Unë kam mandatin që të vazhdojë, por do të shoh se kur do ta vendos në seancë plenare sepse tani është vërtetë në duart e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark