Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Tahiri është kandidatë për deputet nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Tahiri ka mbi 20 vite përvojë punë në insitucione publike e private në Kosovë. Është njëri nga personat kryesor në Alenacën për Ardhmërinë e Kosovës.
Por a e keni ditur se Besnik Tahiri, tash e dhjetë vite, punon për programet e Qeverisë amerikane përmes Instituti Demokratik Amerikan në reformat e Mbretërisë së Jordanisë?
Tahiri ka udhëhequr të gjitha reformat që lidhen me qeverisjen e decentralizuar dhe me qeverisjen lokale atje në Jordani. Ai pas një pune të gjatë, ka arritur t`i shtyjë dy ligje që nuk kanë ekzistuar kurrë në Mbretërinë e Jordanisë. Për më tepër Tahiri, ka punuar drejtpërdrejt me Oborrin Mbretëror.
A e keni ditur që Besnik Tahiri është studenti i parë prej Evropës, i cili është zgjedhur kryetar i Unionit të Studentëve të Fakultetit dhe përfaqësueseve në Universitetin e Birmingemit? Kanë votuar për të studentë të magjistraturës të mbi 80 vendeve të botës.
Kjo është e vetmja, Besnik Tahiri, është vlerësues ndërkombëtar, i vetmi i certifikuar nga Universiteti i Carlton në Otava të Kanadasë. Është person i pa korruptuar, është i pastër, qe 20 vite punon dhe menaxhon dhe asnjëherë nuk ka pasur afera korruptive.
Gjithashtu Besnik Tahiri është themelues i Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale. Që mbetet Instituti i vetëm në Ballkanin Perëndimor, që merret me hulumtime dhe ndihmon Komunat e Kosovës të udhëhequra nga të gjitha partitë dhe të gjitha lokalitetet.
Besnik Tahiri, në garën për deputet të Kuvendit të Kosovës mbanë numrin 5 në listën e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës.