×
  • Lajme
  • Insajderi

    Falja e 100 eurove për faturat e tatimit në pronë, Ministri Murati del me njoftim

    Insajderi
    23 August 2023 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për Ligjin e ndryshuar për Tatimin në Pronë, komunat duhet të vendosin më së largu deri më 15 shtator për faljen e faturave deri në 100 euro për secilin tatimpagues.

    Ai tha se të gjitha komunat do ta kenë mundësinë që të zvogëlojnë barrën tatimore për qytetarët, ashtu siç, sipas tij, kanë kërkuar.

    “Dhe kësisoj t’i kursejnë shumicën prej tyre nga pagesa e këstit të dytë që duhet të bëhet muajin shtator.  Në rast miratimi nga komuna, qytetarëve që tashmë kanë paguar faturën e tatimit në pronë, shuma e paguar u llogaritet parapagim për faturën vijuese”, tha Murati.

    Kujtojmë se ky ligj është komentuar shumë nga komunat, duke thënë se po iu afektohen të hyrat vetanake që marrin nga tatimi në pronë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark