×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Falja e 100 eurove për tatim në pronë | Kaq milionë euro humbje do të pësojnë komunat

    Insajderi
    24 August 2023 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka paralajmëruar kryetarët e komunave në Kosovë që më së largu deri me 15 shtator duhet të fillojë të zbatojnë vendimin për zbritjen prej 100 euro për tatimin në pronë. Por, ky vendim i ministrisë do të dëmtojë rëndë buxhetin e komunave. Humbjet pritet të jenë milionëshe. AKK e cila ka paralajmëruar se ligjin do ta dërgojë në Kushtetuese tashmë ka realizuar matjet, të cilat flasin për humbjen e mbi 27 milionë eurove.

    Asociacioni i Komunave të Kosovës ka publikuar të dhënat për 29 komunat e Republikës së Kosovës.

    Matjet janë bërë për faturën 1 vjeçare bazuar me vlerën që e kanë dërguar Ministria e Financave pas rivlerësimit të pronës, tha për Insajderin kryetari i Asociacionit, Sazan Ibrahimi.

    Bazuar në këto të dhëna buxheti i Komunës së Prishtinës do të dëmtohet për afro 7 milionë euro apo 6,814,620 euro. Pasuar nga Prizreni që mund të humbasë 3 milionë në rast se ligji për faljen e tatimit në pronë fillon së zbatuari.

    Pas Prizrenit, radhitet Ferizaj me humbjen prej 2 milionë eurove, tutje Gjakova me 2 milionë e 400 mijë euro humbjen pastaj Gjilani me 2 milionë e 150 euro humbje.

    Më poshtë i gjeni përllogaritjet për secilën komunë:

    Të mërkurën, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka paralajmëruar se Ligji për Tatimin në Pronën e Paluajtshme do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

    Sipas AKK-së, komunat me miratimin e këtij ligji në Kuvendin e Kosovës do humbasin me dhjetëra miliona euro dhe miratimi i tij pa konsulta paraprake me komunat e ka cenuar autonominë lokale financiare.

    Duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, ku thuhet që palët e autorizuara për ngritjen e rasteve në Gjykatë janë edhe komunat, atëherë Bordi i AKK-së duke marrë parasysh që komuna si Institucion shtetëror është e autorizuar që të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve ligjore, i rekomandon komunat që ta dërgojnë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e tij kushtetues”, njofton AKK-ja.

    Në këtë reagim thuhet se ky ligj ka ndikim të drejtpërdrejt në zvogëlimin e të hyrave të komunës, afektim në projektet kapitale dhe debalancim mes projeksioneve investuese dhe të hyrave vetanake.

    AKK-ja edhe në këtë rast ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të ketë debat dhe konsultime me komunat sa i përket këtij projektligji sepse ka të bëj me autonominë financiare të komunave dhe i cili ligj ka ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetet e tyre e së këndejmi edhe në projektet kapitale sepse Tatimi në Pronë është e hyrë vetanake e Komunave. As Parlamenti i Kosovës nuk e diskutoj këtë projektligj me Komunat dhe më procedura të përshpejtuara e miratoi edhe në lexim të dytë”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

    Ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Ligji i ndryshuar për Tatimin në Pronë tashmë është në fuqi pas votimit në Kuvend dhe dekretimit nga Presidentja.

    Përmes këtij ligji, ai ka thënë se mundësohet falja e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro për secilin tatimpagues, dhe ka bërë të ditur se komunat duhet të vendosin më së largu deri më 15 shtator për këtë zbritje.

    “Pra, të gjitha komunat do ta kenë mundësinë që të zvogëlojnë barrën tatimore për qytetarët, ashtu siç kanë kërkuar, dhe kësisoj t’i kursejnë shumicën prej tyre nga pagesa e këstit të dytë që duhet të bëhet muajin shtator”, ka shkruar ai në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark