×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Familja e Liridona Ademajt me kërkesë për Prokurorinë: Informacionet po i marrim nga mediat

    Insajderi
    20 December 2023 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka njoftuar se i kanë dërguar një kërkesë Prokurorisë që të informohen rreth rastit të vrasjes së motrës së tyre.

    Leonardi ka shkruar se janë të shqetësuar pasi që Prokuroria ende nuk ka kontaktuar me familjen e tyre, dhe të vetmet informacione i kanë nga raportimet e mediave.

    “Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohemi rreth rastit të vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj. Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve. Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media”.

    Kujtojmë se 30-vjeçarja Liridona Ademaj, u vra në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

    Dyshohet se aktin makabër e ka organizuar ish-burri i saj, Naim Murseli.

    Ndaj tij dhe dy të dyshuarve të tjerë, Granit Plavës dhe Kreshnik Kokallës, Gjykata Themelore e Prishtinës, iu caktoi nga 30 ditë paraburgim.

    Dyshohet se Naim Murseli, i ka paguar 30 mijë euro për vrasjen.

    Postimi i plotë i Leonard Ademaj:

    Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohemi rreth rastit të vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj.

    Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve. Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media.

    Ne duam të sqarojmë që nuk kërkojmë qasje në informacione konfidenciale mirëpo kërkojmë që si familjarë të jemi të informuar, e drejtë kjo e garantuar ligjërisht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark