×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Familja hap të pamen për biznesmenin Bedri Rexhepi

    Insajderi
    20 October 2022 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni Bedri Rexhepi, i cili pas një viti që ishte raportuar i zhdukur u gjetë i vrarë në një mal në Novobërd, do të varroset sot në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Shtime.

    Familjarët e tij, tashmë kanë hapur dyert për pritjen e qytetarëve për ngushëllime, shkruan Insajderi.

    Rexhepi dyshohet se është vrarë për shkak të një shumë prej 30 mijë eurosh, nga tashmë të akuzuarit Jeton dhe Nexhat Vallasaliu.

    Ndaj tyre është ngritur aktakuza, pasi më 30 shtator Prokuroria Themelore në Prishtinë bashkë më policinë dhe organet tjera, gjetur mbetjet mortore të dekompozuara, e që u konstatua se i përkasin Rexhepit.

    Të akuzuarit e kanë pranuar vrasjen para prokurorit.

    Dyshja e kishin vënë në lajthitje Rexhepin derisa e vranë me 8 prill të 2021-ës.

    Sipas raportit të Institutit të  Mjekësisë Ligjore, thuhet se Bedri Rexhepi ka vdekur si pasojë e shtypjes mekanike të organeve të frymarrjes dhe enëve të gjakut (asfiksi mekanike).

    Ai ka të thyer kocet dhe brinjët.

    “Thyerja e kocës hioide e përshkruar në pikën 1 të përshkrimit të dëmtimeve e cila gjendet në regjionin e majtë të përparmë të qafës, me besueshmëri është shkaktuar gjatë strangulimit të regjionit të qafës.

    Thyerja e barinjve të kafazit të kraharorit të përshkruar në pikën 2 të përshkrimit të dëmtimit janë shkaktar nga veprimi mekanik i mjetit të fortë mbretës (jo I mprehtë, I topitur) rreth kohës së vdekjes”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark