×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët e të arrestuarve dalin nesër para policisë

    Insajderi
    30 August 2016 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familjarët e pesë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të arrestuar sot si të dyshuar për sulmin e katër gushtit ndaj Kuvendit të Kosovës, do të mbajnë konferencë për medie para Stacionit Qëndror të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

    Zëdhënsja e VV-së, Tinka Kurti ka njoftuar se familjarët e gjashtë aktivistëve të arrestuar do të mbajnë konferencën në orën 12:00 të paradites.

    “Nesër, më 31 gusht, në orën 12:00, familjarët e aktivistëve të arrestuar sot, mbajnë konferencë për media para Stacionit Qendra të Policisë së Kosovës. Ju ftojmë ta ndiqni konferencën e tyre”, zëdhënësja e VV-së, Tinka Kurti.

    Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Astrit Dehari, Egzon Haliti dhe Petrit Ademi, u arrestuan sot pas një aksioni të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale nën dyshimin për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark