×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Familjarët janë për dasma, jo për punësim në ministri”, vetëm dje dy familjarë të zyrtarëve të VV-së morën pozita në ministri

    Insajderi
    08 April 2021 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti kishte thënë gjatë fushatës se në qeverisjen e tij nuk do të bëheshin punësime familjare nëpër ministri. Vetëm dje, dy nga ministrat e qeverisë, kanë emëruar për këshilltarë të afërm të zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Nuk mundemi me i mbush ambasadat sikur nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinj. Kushërinjtë janë për te shtëpia, familja është te shtëpia. Kur të bahet ministër dikush, a zëvendësministër, deputet a kryeministër duhet me u bë vetëm ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat, s’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Albin Kurti në njërin nga tubimet e tij elektorale, teksa ishte kandidat për Kryeministër, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, vetëm dy javë pasi Albin Kurti është  votuar për kryeministër të vendit, kjo fjali e tij ka “rënë në ujë”.

    Të emëruarit e tij nëpër ministri – menjëherë kanë punësuar – familjarë të zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëm dje janë bërë dy të tilla.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka emëruar për këshilltar të tij politik, Sami Ukën. Ky i fundit është vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka.

    Sami Uka është kryeshef i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Ai edhe gjatë vitit të kaluar kur Vitia ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ishte këshilltar politik i tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Edhe xhaxhai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca – Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, të drejtuar nga Armend Mehaj.

    Të dhënat e tij në detaje ende nuk figurojnë në webfaqen e Ministrisë së Mbrojtjes, megjithatë në Kabinetin e Ministrit figuron emri i Rabit Konjufcës, si këshilltar politik.

    Rabit Konjufca gjithashtu ka garuar edhe për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Vetëvendosjes./GazetaInsajderi/

    Lexo edhe:

    Shiko edhe videon:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark