×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Familjarët publikojnë foton e 19 vjeçarit që mbeti i vdekur në territorin e Serbisë

    Insajderi
    28 September 2023 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në media sot është raportuar se një 19-vjeçar nga Kosova nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika gjatë mbrëmjes së djeshme në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, më saktësisht në fshatin Batrovc. Bëhet fjalë për Shqipron Muçiqin. 

    Për vdekjen e tij kanë njoftuar nga familja, derisa kanë shtuar se ende nuk i kanë të qarta rrethanat e vdekjes.

    Ndërkohë familjarja e tij, Valmire Muçiqi ka thënë se për detajet e vorrimit do t’i shpalosin me kohë.

    Dyshohet se një kosovar 19 vjeçar është therur me thikë në kufirin Serbi-Kroaci

    Njoftimi i plotë: 

    Sot me zemer te thyer ju njoftoj se Shqiproni Jonë nuk është më ne mesin tone, at e deshti Allahu me shumë se na.

    Familjar dhe miq ju njoftoj se Shqipron Shemsi Muciqi humbi jeten tragjikisht ne rrethana ende te pa qarta ne kufin e Kroacis .

    Per detaje e vorrimit do ju lajmeroj me kohe.

    Për rastin janë deklaruar edhe Ministra e Punëve të Jashtme.

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

    Ky është kosovari që dyshohet se është therur me thikë në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë

    Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporëska udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark