×
  • Sport
  • Sport

    Fanella e Amir Rrahmanit dhe bashkëlojtarëve të tij mbulon rrugët e Napolit

    Insajderi
    31 March 2023 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët e Napolit kanë filluar përgatitjet për festën e madhe. Klubi është shumë afër ta fitoi titullin e kampionit të Italisë pas 30 vjetësh pritje.

    Pothuajse nuk ka rrugë në Napoli që nuk është dekoruar me flamuj të klubit dhe fanella të lojtarëve.

    Pjesë e këtij suksesi është edhe lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani. Fanella dhe portreti i tij nuk mungon askund.

    Napoli për herë të fundit skudeton e ka fituar në vitin 1990 kur pjesë e saj ishte ikona e futbollit, Diego Armando Maradona, emrin e të cilit e mbanë stadiumi Napolit. Titulli i i vitit 1990 ishte vetëm hera e dytë që napolitanët ishin shpallur kampionë gjatë historisë.

    Klubi ka rënë nga Serie A gjithsej 5 herë. Hera e fundit ishte gjatë sezonit 2000/2001. Për shkak të bankrotit, në sezonit 2004/2005 ka rënë edhe në Serie C. Megjithatë shpejtë i konsoliduan radhët duke u promovuar në Serie B dhe përfundimisht u rikthyen në Serie A gjatë në sezonin 2007/2008.

    Napoli aktualisht kryeson renditjen në Itali me 71 pikë, 19 pikë më shumë se Lacio që zë vendin e dytë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark