×
  • Lajme
  • Botë
  • Showbiz
  • Lajme / Botë

    Fansat e “Home Alone” vërejnë një gabim në film pas më shumë se 33 vitesh

    Insajderi
    21 December 2023 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fansat e “Home Alone” vërejnë detaje të fshehura befasuese në filmin ikonik të Krishtlindjeve dhe një gabim të dukshëm

    Fansat e filmit “Home Alone” kanë vënë re disa gabime të dukshme në filmin ikonik të Krishtlindjeve, shkruan DailyMail.

    Ata kanë theksuar një skenë të veçantë ku Kevin McCallister, rol të cilin e luan ish-ylli i fëmijëve, aktori Macaulay Culkin, po mbart shtëpi disa qese plastike të mëdha me blerje.

    Ndërsa djaloshi tetëvjeçar ecën mbi trotuar, të dy qeset shqyen në të njëjtën kohë, duke bërë që të gjithë përmbajtja e qeseve të derdhet në tokë.

    Por si arritën qeset të prishen saktësisht në kohën e duhur? Nëse shikoni nga afër, Culkin shihet duke mbajtur disa fije në mes të dorezave të qeseve të blerjes.

    Në momentin e thirrjes së regjisorit, ai tërhoqi fijet në të njëjtën kohë për të çarë qeset.

    Një tjetër gabim nga e njëjta skenë tregon se të gjitha kutitë e qumështit, lëngut dhe furnizimeve të tjera që Kevin i mbart me lehtësi, janë bosh.

    “Gjëja më e madhe që më bezdis janë paketimet bosh! Mbushi ato me ujë së paku”, shkruan një fans i pakënaqur në një video që është bërë virale së fundmi në Instagram.

    “Gjithçka në ato çanta është bosh. Eja tani…,” shkroi një tjetër.

    Kjo ndodh pak kohë pasi fansat mbetën të shtangur kur u zbulua se sa do të kishin kushtuar shpenzimet e Kevinit nëse “Home Alone” do të realizohej në vitin 2023.

    Geoffrey Lyons, nga Dallas, së fundmi u drejtua në TikTok me një klip që eksploronte ndarjen e kostove për udhëtimin e protagonistit në supermarket në filmat e famshëm nga viti 1990.

    Ai studioi produktet në karrocën e Kevin përpara se të përllogariste shumën në klimën ekonomike të sotme. Ai u befasua që zbuloi se çmimi ishte pothuajse 3.5 herë më i lartë se sa kishte qenë – dhe shikuesit mbetën pa fjalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark