Shahistja Kler Çaku është shpallur kampione e Evropës, duke regjistruar një sukses të madh në shahun shqiptar.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Shahut përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”.
13-vjeçarja ka arritur ta fitojë këtë çmim pas shtatë fitoreve dhe dy barazimeve në Kampionatin e Rapidit, i cili u zhvillua në Slloveni.
Çaku ka arritur të triumfojë në këtë kompeticion, ku përballë kishte vajza deri në moshën 14-vjeçare.
Njoftimi nga Federata Shqiptare e Shahut:
SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR!
13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, në Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare.