Faruk Statovci ka qenë i ftuar në emisionin sportiv të televisionit ATV, derisa për ndeshjen Drenica – Prishtina, ka aluduar në një kurdisje të ndeshjes:
“Tek kjo ndeshje (Drenica 2-1 Prishtina) nuk po du me hi më tutje, por një thënie tek ne thotë ‘borgjin sa më herët që ta kthesh më mirë është’, sepse borxhi ditë të mira nuk pret”.
Mirëpo ekipi i Drenicës nuk qëndroj duarkryq dhe ka reaguar me anë të një njoftimi në faqen e tyre, derisa theksuan se këto janë vetëm trillime dhe shpifje të bërë nga analisti Faruk Statovci, shkruan Sheshi.info
Kuqezinjët gjithashtu i kanë dërguar një thirrje ish-futbollistit të njohur se të kërkoj ndjesë publike dhe t’i tërheq fjalët ndryshe nga nesër do të ballafaqohet me aktet juridike.
REAGIMI I DRENICËS:
Klubi Futbollistik ‘Drenica’, njofton opinionin sportiv, mediat dhe gjithë qytetarët e Kosovës, se disa pretendime të një ‘analisti’ (Faruk Statovci), në një media televizive kosovare, ku hodhi dyshime mbi ndeshjen mes KF Drenica dhe KF Prishtina, e zhvilluar të shtunën me 11 Shtator 2021, janë shpifje dhe trillime të llojit të vet. Është gjynah dhe mëkat që djersa e futbollistëve të minimizohet si dhe fitorja e ekipit tonë , dhe angazhimi i futbollistëve tonë për gjatë 90 minutave.
E inkurajojmë edhe Faruk Statovcin edhe çdo individ tjetër, që në raste te tilla dhe për këto pretendime t’i drejtohen organeve të rendit ta trajtojnë këtë çështje , sepse ne nuk jemi kundër që analistët të shprehin mendimin e tyre të lirë, mirëpo hedhja e akuzave është një diçka shumë e rëndë dhe e pabazë e cila dëmton rëndë imazhin e klubit tonë dhe futbollit në përgjithësi, në të kundërtën , ftojmë organet e rendit që në rast se z. Statovci nuk është i gatshëm të arsyetojë fjalët që ka thënë, dhe nuk kërkon falje publike atëherë do të përballet edhe me padi në Gjykatën përkatëse , për shkak se i njëjti ka bërë shpifje dhe ka bërë spekulime në lidhje me klubin tonë, duke tentuar të minimizoj fitoren e skuadrës tonë përballë Prishtinës, dhe gjithashtu duke tentuar të njollosin klubin tonë dhe imazhin e klubit tonë me pretendimet të tilla të pa baza dhe të pa argumentuara.