×
Show / Fashion

Mediat angleze “rrëqethen” nga fati tragjik i qenit nga Kosova

Insajderi
24 April 2019 - 19:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në një artikull me titull: “Zemërthyese, vdekja e qenit të shpëtuar u vra nga treni disa ditë pasi u vendos në shtëpinë e re”, gazeta britanike HullLive shkruan për qenin endacak që rreth një javë më parë u shpëtua nga Kosova dhe u mor në Angli për të filluar një jetë të re.

Siç shkruan ky medium, një qen i shpëtuar  ka vdekur në një mënyrë tragjike pas goditjes nga treni vetëm disa ditë pasi ishte shpërngulur në shtëpinë e saj të re, shkruan Insjaderi.

Qeni i gjinisë femërore, e quajtur Dona, u shpërngul në Cottingham, vend i cili mendohej se do të ishte shtë0pia e saj përgjithmonë.

Çifti , Paul Briers dhe Kerry Hogben, e morrin Donën 14 muajsh e cila ishte lindur në Kosovë.

“Ajo u largua nga unë dhe filloi të vrapoj. Ne kërkuam tërë natën dhe tërë ditën kur papritur, unë dhe gruaja gjetëm veten duke vozitur të martën me makinë kur pamë trenin në binar” ka thënë Briers 47 vjeçar.

“Unë vetëm u ktheva nga partnerja ime dhe i thash asaj se kam një parandjenjë të keqe  për atë” ka shtuar ai.

Ai dhe partnerja e tij ishin të shkatërruar emocionalisht kur kuptuan për vdekjen e qenit, dhe për faktin që ata nuk mundën t’i ofrojnë asaj jetën e lumtur të cilën e meritonte.

Briers falënderoi të gjithë që ndihmuan në kërkimin e Donës, gjithashtu edhe fondin për mirëqenien e kafshëve të cilën vendosen apelin në faqen e tyre në Facebook  në kërkim të Donës.

“Njerëzit kanë qenë fantastik dhe në i vlerësojmë shumë mesazhet  që ata na kanë dërguar” ka thënë ai./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark