×
  • Lajme
  • Lajme

    Faton Bislimi deklarohet pasi LDK’ja e përjashtoi nga gara për kryetar

    Insajderi
    19 November 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë refuzuar kandidaturën e Faton Bislimit  për kryetar të partisë në Kuvendin e dhjetë Zgjedhor të LDK’së.

    Me 361 vota, atij iu mohua e drejta për të kandiduar.

    Nga Kuvendin Zgjedhor i LDK-së thanë se statuti s’e lejon atë të kandidojë në atë mënyrë, pa qenë delegat.

    Pas kësaj, Bislimi ka reaguar për media duke e quajtur përjashtimin e tij si anti- statutor.

    “Programi im për LDK-në që është dashur t’i paraqitet delegatëve të Kuvendit do të ishte mënyra më e mirë për të treguar LDK-ja që demokracia e brendshme është virtyt, aset dhe është themel mbi të cilin ndërtohet një parti politike”, tha ai.

    “Nuk ka rugovizëm më të madh se urtësia e përbashkimit, sesa ofrimi i mundësive dhe ikluziviteti e jo përjashtimi, e jo kuvende që konfirmojnë dhe nuk zgjedhin. Zgjedhja vetëvetiu nënkupton ballafaqim. Ballafaqim, kundërshtitë dhe ato të përbashkëtat janë sharmi më i mirë i demokracisë”, tha Bislimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark