×
  • Lajme
  • Lajme

    Faturat e fryera, reagon Abelard Tahiri: Goditja e radhës për familjet kosovare

    Insajderi
    26 December 2023 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha me ironi se qytetarët po ndiejnë në xhep efektet e mira të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti me marrjen e faturave të larta të energjisë këtë muaj.

    Në vitin e tretë të Qeverisë Kurti, qytetarët po ndiejnë në xhep efektet “e fuqishme” të kësaj qeverie. Faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare. Në këtë kohë inflacioni e varfërie, duhet të mendojmë për policët, mësuesit, të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe posaçërisht për ata të sektorit privat, të cilët, edhe pa këto fatura, me shumë vështirësi e mbyllnin muajin. Kosova meriton më mirë”, ka shkruar Tahiri.

    Deklarata e Tahirit vjen pas disa ankesave të qytetarëve se iu kanë shkuar faturat e rrymës shumë më të larta edhe pse kanë shpenzuar njëjtë si muajt e kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark