×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Favoret e pushtetit – Albin Kurti e shpërblen me pozitë të re mbesën e Jahja Kokës

    Insajderi
    29 April 2023 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë dje anëtar të Komisionit Shtetëror të Pranimit për pozitat e kategorisë së lartë drejtuese Agron Llugaliun, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës.

    Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, pas kalimit të mandatit të Edi Gusisë, Drejtoreshës Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, kjo e fundit u zëvendësua me Llugaliun, raporton Demokracia.com.

    “Anëtarja e komisionit sipas pikës 1.3. të Vendimit Nr.04/73 të datës 30 prill 2022 znj. Edi Gusia, Drejtoreshe Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zëvendësohet me z. Agron Llugaliu, Drejtor i Përgjithshém i Doganës së Kosovës”, u tha në vendimin e Qeverisë.

    Qeveria ka zëvendësuar edhe një anëtar të këtij komisioni. Në vend të Anita Alaj-Kalenderi, anëtare e Komisionit Shtetëror të Pranimit për pozitat e kategorisë së lartë drejtuese erdhi mbesa e deputetit të VV-së, Jahja Kokajt – Fadile Dyla.

    “Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit sipas pikës 1.3 të këtij Vendimi bëhet për arsye se znj. Edi Gusia i ka kaluar mandati si Drejtoresh Ekzekutive e ABGJ-së, ndërsa ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit sipas pikës 1.2 të këtij Vendimi, bëhet me gëllim të shmangies nga konflikti i interesit”, u tha në vendimin e djeshëm të Qeverisë.

    Kurti zëvendësoi anëtarë edhe në Komisionin e Pranimit për institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin specialist i sistemeve të TIK, Grupi Nr.61.

    Përbërja si vijon:

    1.1. Fikrete Zeka, Zyrtarë në DMZP/MPB, kryesuese;

    1.2. Genc Hamzaj, Udhëhegës në ARS/MPB, dhe zv. Drejtor i AShI -së, anëtar;

    1.3. Albert Hajrizaj, Udhëhegës në ATK/ MFPT, anëtar;

    1.4. | Besim Lushta, Udhëheqës, Dogana e Kosovës/MFPT, anëtar;

    1.5. Fisnik Meha, Organizata të specializuara, anëtare.

    Zëvendësues të anëtareve të komisionit:

    1.1, Selami Osmani, Zyrtar i Lartë DMZP/MPB;

    1.2. Sajmie Thaci, AShI/ MPB;

    1.3. Sadat Shehu, MFPT;

    1.4. Halime Rama, MFPT;

    1.5. Besart Hyseni, Organizata të specializuara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark