×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Favorizimet e pushtetit të Bulliqit e lënë Podujevën pa mirëmbajtje rrugore në pikë të dimrit

    Insajderi
    12 January 2024 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Favoret ndaj personave të lidhur me pushtetin e kanë lënë komunën e Podujevës pa mirëmbajtje rrugore. Kjo për faktin se kompania që fitoi tenderin me çmim më të ulët për mirëmbajtje rrugore, nuk u kontraktua. Tenderi i njëjtë por me çmim më të majm iu dha kompanisë së pronarit, Eljesah Podvorica i afërt me VV’në. Gjysmë milionëshin e ndarë Podvorica ende nuk ka arritur ta gëzojë. Pas ankesës së kompanisë së parë në OSHP që nga dhjetori i vitit të kaluar, lënda për “Mirëmbajtje verore dhe dimërore e rrugëve” ka mbetur në proces.

    Rrugët e komunës së Podujevës tash e sa ditë janë të mbuluara me borë. Bora dhe ngricat kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi. Komuna nuk i ka dhënë zgjidhje këtij problemi. Tash e disa muaj nuk ka kompani të kontraktuar për mirëmbajtjen e tyre.

    Në tenderin e hapur nga Komuna e Podujevës me 10 nëntor të vitit të kaluar, për kontratën “Mirëmbajtje verore dhe dimërore e rrugëve”, kishin aplikuar dy kompani, “VIA EGNATIA” “VAAKAL” “Natyra”, dhe “Eing Com” e “El-BAU”.

    Së pari tenderi iu dha kompanisë “VIA EGNATIA” “VAAKAL” “Natyra”, Prishtinë, me vlerën totale të ofertës 330,268,29 euro. Por, vetëm pas 19 ditëve kjo kontratë u anulua.

    E pastaj me 29 nëntor të 2023-tës u njoftua se për këtë kontratë është shpërblyer, kompania “Eing Com” e “El-BAU” Podujevë, me vlerë totale të ofertës, 547.492.12 euro. Vlerë më e lartë për 237,224 euro. Kompani kjo në pronësi të Eljesah Podvorica, person i afërt me pushtetin. Gazeta Insajderi ka raportuar se Eljesah Podvorica, jo rrallë herë është parë në shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Me zgjedhjen e kompanisë së Podvoricës, kompania e parë të cilës iu anulua tenderi, ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, dhe tash e disa muaj nuk ka vendim përfundimtar nga ky organ, duke mebtur në proces lënda.

    Për këtë çështje Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë sërish me Komunën e Podujevës dhe kryetarin Shpejtim Bulliqi, por si zakonisht të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigjje. /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark