×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Favorizohet bashkëshorti i Vjosa Osmanit – Pasi MPJD pagoi 13 mijë euro gjobë për Prindonin tani e shpërblen me një pozitë të përhershme

    Insajderi
    13 December 2023 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka favorizuar edhe një herë bashkëshortin e presidentes, Prindon Sadriun me një post të përhershëm. Ndonëse, kjo ministri bëri ‘kurban’ të paguaj gjobë prej 13 mijë euro për të mos i bërë publike shpenzimet e Sadirut sa ishte ambasador në Shkup, tani të njëjtin e shpërblen me postin e Drejtorit të Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Ky emërim vjen pasi Prindon Sadiru ka përfunduar mandatin në gradën diplomatike Ministër në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

    Gazeta Insadjeri ka mësuar se në pozitën e Drejtorit të Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në MPJD ishte emëruar para dy muajve Artan Durakun për t’ia ruajtur këtë vend Prindon Sadriut në mënyrë që të emërohet pasi të përfundon mandatin në Shkup.

    Me datën 23.10.2023 Ministrja Gërvalla ka marr vendim që tërheqje/kthim të Prindon Sadriut në MPJD.

    Artan Durmaku ishte emëruar me “akt-emërim” zyrtar për të filluar punën me 01 tetor 2023 pasi të kthehet nga misioni në Iova. Por, sipas vendimit të MPJ pozitën e tij e zë Prindon Sadiriu nga data 30 nëntor 2023.

    Artan Durakun nga pozita e Drejtorit të Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë është zhvendosur në një pozitë në Akademi Diplomatike.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar gjatë ditës Durakun, por, i njëjti nuk ka pranuar që të flas për këtë çështje duke kërkuar që t’i referohemi zyrës për media brenda MPJD’së.

    Sipas Vendimit të MPJ thuhet se emërimi i Sadriut në këtë pozitë  ka ardhur pasi që kjo pozitë ishte e lirë.

    “Prindon Sadriu me gradë Ministër në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, pas përfundimit të mandatit, sistemohet përhershëm në pozitën Drejtor i Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në këtë vendim.

    Burime të Gazetës brenda MPJ tregojnë se në këtë pozitë ka pasur persona të tjerë më grada me të larta për të marrë këtë pozitë, por sipas vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar njeriu i favorizuar nga kjo ministri, Prindon Sadiru.

    Kjo  nuk është hera e parë që favorizohet “Zotëria i parë”. Publikisht kjo ministri kishte pranuar të paguaj gjobë prej 13 mijë euro vetëm për mos t’i publikuar shpenzimet që Sadiru kishte bërë nga buxheti i Kosovës për naftë gjatë shërbimit të tij si ambasador në Shkup.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark