Arritje fantastike nga xhudistja jonë, Laura Fazliu e cila tani ka synimin e vetëm te medalja e artë e Mastersit të xhudos që po zhvillohet në Jerusalem të Izraelit.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu tani ka prekur finalen pasi që në gjysmëfinale e mposhti xhudisten izraelite, Gili Sharir, raporton KosovaPress.
Në finale, Fazliu e pret fituesen e përballjes mes japonezes, Miku Takaichi dhe asaj nga Venezuela, Anriquelis Barrios.