×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Federata e Zvicrës e konfirmon se Xhaka nuk është vaksinuar, ishte vendimi i tij të mos vaksinohej

    Insajderi
    02 September 2021 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit të Zvicrës ka konfirmuar se Granit Xhaka nuk është vaksionuar kundër koronavirusit “Covid19”, raporton Insporti.com.

    Sipas komunikatës së lëshuar për medie, federata zviceriane ka bërë të ditur se është vendimi i Granitit për të mos u vaksionuar dhe tani ai është infektuar.

    Shefi i marrëdhënieve publike në federatë, Adrian Arnold ka deklaruar se është vendim personal i Xhakës që nuk është vaksionuar.

    “Granit Xhaka nuk është i vaksinuar. Ai është një futbollist që nuk është vaksinuar. Ne ua kemi lënë në dorë futbollistëve, është vendim personal i secilit për t’u vaksinuar, si çdo person tjetër në Zvicër. Pjesa tjetër e futbollistëve janë vaksinuar dhe janë shëruar nga Covidi. Për fat të keq, Graniti është infektuar. Nga ana sportive, ky moment është i turpshëm në situatën që jemi”.

    Xhaka nuk do ta ndihmojë Kombëtaren e Zvicrës në ndeshjet kualifikuese të shtatorit pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas një testi PCR që i është bërë në grumbullim të skuadrës.

    Në fillim të Premier Ligës, Arsenali kishte probleme me futbollistë të infektuar me koronavirus.

    Trajneri i skuadrës londineze, Mikel Arteta, për mediet angleze ka sqaruar se shumë prej futbollistëve kanë marrë dy doza të vaksinës, e disa nga një dozë.

    Sipas Artetës, stafi i tij dhe i klubit janë duke biseduar me futbollistët për t’i bindur që të vaksionohen kundër Covid-19. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark