×
  • Sport
  • Sport

    Federata franceze e futbollit, i ndalon arbitrat të ndërpresin ndeshjet për Ramazan!…

    Insajderi
    31 March 2023 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është një vendim, ose më saktë një paralajmërim i qartë që duhet t’i bëjë njerëzit të flasin. Prej disa ditësh besimtarët myslimanë kanë hyrë në periudhën e muajit të Ramazanit, me ritin e agjërimit tradicional gjatë gjithë ditës. 

    Një praktikë që ngre çështjen e bashkëjetesës me praktikën sportive të nivelit të lartë. Në Angli, disa ditë më pare u vendos që ndeshjet të ndërpriteshin në fushë, në mënyrë që futbollistët e besimit mysliman të prishnin agjërimin. Pushim ka shënuar edhe ndeshja e fundit mes Nigerit dhe Algjerisë.

    Por në anën e FFF-së, pozicioni është rrënjësisht i ndryshëm. Gjyqtarët e futbollit kanë marrë vërtet një email nga presidenti i Komisionit Federal të Gjyqtarëve, Eric Borghini, duke u kujtuar që nuk duhet të ndërpresin ndeshjejet për të prishur agjërimin. Duke theksuar, se rregullat e FFF-së në parim janë neutrale në çështjen fetare… 

    Federata franceze (FFF), i ndalon arbitrat të ndërpresin ndeshjet

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark