×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Feja dhe kodi i veshjes, si do t’i përmbahen Ronaldo e Georgina ligjeve të Arabisë?

    Insajderi
    08 January 2023 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo dhe familja e tij janë duke u pritur në mënyrë mbretërore në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez, transferimi i të cilit në Arabinë Saudite javën e kaluar e ka bërë atë një super-milioner, po jeton në një nga hotelet më luksoze në Arabinë Saudite.

    Megjithatë, e gjithë mikpritja duket se ka një ‘çmim’. Familja e yllit të futbollit duhet t’i ndjek disa rregulla strikte në Arabi.

    Ligjet në Arabinë Saudite do ta detyrojnë çiftin t’i ketë disa ndryshime. Dhe, nuk dihet se si do t’i përmbahen këtyre rregullave.

    Feja dhe kodi i veshjes në Arabinë Saudite,.

    Praktika publike e çdo forme feje tjetër përveç Islamit në Arabi është e paligjshme; siç është synimi për të konvertuar të tjerët. Megjithatë, autoritetet saudite pranojnë praktikën private të feve të tjera, përcjell Insajderi.

    Ligjet e rrepta fetare mund të jenë pengesë për marrëdhënien e çiftit pasi futbollisti dhe modelja nuk janë të martuar. Sipas disa raportimeve të mediave, autoritetet do të injorojnë shkeljen në këtë rast.

    Kodi i veshjes: Ligjet kërkojnë që burrat dhe gratë të vishen në mënyrë modeste duke mbuluar shpatullat dhe gjunjët në publik, duke shmangur veshjet e ngushta ose rrobat me gjuhë ose imazhe profane.

    Si meshkujt ashtu edhe femrat këshillohen të mos veshin pantallona të shkurtra apo bluza pa mëngë, kur shkojnë në ndërtesa qeveritare, aeroporte, objekte të kujdesit shëndetësor apo qendra tregtare. Nëse nuk visheni në mënyrë modeste, mund t’ju kërkohet të largoheni ose t’ju refuzohet hyrja në këto vende.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark