×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Fëmijë i amoralitetit” – telogu kosovar flet pas deklaratës së deputetes Bogujevci

    Insajderi
    09 March 2023 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, sot në Kuvendin e Kosovës deklaroi publikisht se po pret një fëmijë nga një shtatzëni me fertilizim të asistuar. Ajo tha se “kam vendosur t’i besojë shkencës”. Për këtë deklarim, deputetja është kritikuar në mënyrë të ashpër, shkruan Insajderi.

    Së fundmi i ka reaguar edhe teologu Fitim Flugaj, ai theksoi se kjo gjë është e ndalur me fenë islame, përkatësisht që sipas fesë një fëmijë i tillë cilësohet si “fëmijë i amoralitetit”.

    “Nuk lejohet, nga kush merret spermatozoidi? Ajo ka të drejt të veprojë si të dojë. Feja nuk është sipas dëshirës tanë, besimi në islam nuk lejon pa njohjen e bashkëshortit. Pa pas bashkëshort një femër s’lejohet. Besimi në Islam s’e lejon, sepse unë nuk po flas për deputeten e cila foli, sepse ajo ka dëshirë, është mendja e saj, liria e saj, ka lirinë e saj dhe dëshiron ta shfrytëzoj atë liri”.

    “…Por unë po flas për fenë, jo liritë e njeriut. Kur ti pranon të jesh besimtar i besimit Islam, nuk të lejohet ty qoftë nëse dëshiron ta bësh një fëmijë në epruvetë me vezore të një femre që s’e njeh fare, ose një femër që dëshiron ta mbajë një fëmijë në mitrën e saj nga spermatozoidet që nuk  e din të kujt janë. Në fenë Islame kjo konsiderohet rezultat i amoralit, konsiderohet si fëmijë i amoralit, s’është fëmijë që lejohet në fenë Islame.”, ka thënë ai në Kanal 10, shkruan Insajderi.

    Teologu Flugaj shtoi se e lejohet që fëmija të krijohet nga dy bashkëshortët përmes një eksperimenti të tillë, por jo pa ditur se të kujt janë qelizat e femrës dhe të mashkullit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark