Michael Jackson e kishte blerë kompaninë ATV në vitet ’80 dhe sukseset e albumeve të këngëtarëve të mëdhenj, rezultonin më shumë të ardhura për mbretin e pop-it duke e shndërruar atë në një aksioner të rëndësishëm të Sony Music.
Megjithatë lajmi i keq është që tre fëmijët e tij Prince, Paris dhe Blanket nuk do të mund të përfitojnë asgjë derisa të mbushin 30-vjeç.
Në testamentin e pasurisë Jackson shkruan se 1/3 e pasurisë do t’ju kalojë fëmijëve në moshën 30-vjeç, një shumë tjetër 5 vjet më vonë dhe pjesa e mbetur në ditëlindjen e tyre të 40-të. Prince që është më i madhi do të duhet të presë deri në 2027 për të holla.
Ekzekutorët e pasurive të mund të dëgjojnë kërkesat për dhurata nga secili fëmijë, por nuk mund t’i detyrojnë për të dorëzuar paratë.
Këtë kompani Jackson e kishte blerë për 750 milionë $ dhe ishte kompani gjigante muzikore, shkruan grazia.al
Kompania kishte në pronësi të drejtat e autorit të mijëra artistëve të mëdhenj. Mes tyre emra grupesh e muzikantësh të mëdhenj si: Beatles, Bob Dylan, Eminem, deri te Rihanna, Lady Gaga etj,./Insajderi.com