×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Fëmijët në komunën e Prishtinës nga muaji mars mund të vlerësohen falas te psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti

    Insajderi
    21 February 2024 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga muaji mars i këtij viti, të gjithë fëmijët e kryeqytetit mund të vlerësohen falas nga psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti.

    “Vlerësimi multidisiplinar – përfshinë vlerësimin e aftësive të përgjithshme, komunikuese si dhe psiko-sociale të fëmiut. Ky vlerësim do të bëhet nga një ekip e profesionistëve ku përfshihet psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti”, thuhet në njoftim.

    Më pas, thuhet tutje, ky ekip profesionistësh mund të adresojë nevojat e pacientit, nëse duhet trajtim tutje.

    “Prindër, edukatorë dhe mësues, ju lutemi nëse vëreni që fëmijët kanë nevojë për vlerësim të tillë, orientohuni për termin në QKMF- Prishtinë. Për termine telefononi në: 038/220-841”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark