“Ne kemi zbuluar se gjumi i dobët te femrat ndërlidhet ngushtë me nivele më të larta të dhimbjes mendore dhe ndjenjave të armiqësisë, depresionit dhe zemërimit.
Në anën tjetër, këto ndjenja nuk janë ndërlidhur me të njëjtën shkallë të pagjumësisë te meshkujt”, kanë thënë hulumtuesit.
Jim Horne, udhëheqësi i këtij studimi, thotë se një nga funksionet kryesore të gjumit është t’i mundësojë trurit të rikuperohet.
Sipas tij, aq më shumë që e përdorni trurin gjatë ditës, aq më shumë keni nevojë për gjumë.
Ai shpjegon se femrat zakonisht kryejnë më shumë detyra, prandaj edhe e përdorin trurin më shumë sesa meshkujt.
Duke marrë parasysh këtë, ato kanë nevojë për më shumë gjumë sesa meshkujt.
Vlen të ceket se, mesatarisht, femrat flenë 20 minuta më shumë se meshkujt. / Insajderi.com