×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Ferit Idrizi rehaton kandidatin për asamble në një pozitë të mirë në Komunë

    Insajderi
    31 January 2024 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Blenera Karaxha

    Komuna e Vushtrrisë i ka gjetur një pozitë të mirë punë, aktivistit të vetë. Shkelzen Osmani, ish-kandidat për Asamble Komunale të kësaj komunë nga radhët e PDK-së, është punësuar zyrtar ligjor në këtë komunë.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Vushtrrisë ditën e djeshme ka publikuar rezultatet për konkursin “Zyrtar ligjor”.

    Në këtë konkurs ka dal i pari Shkelëzen Osmani, i cili ka një afësi me partinë në pushtet atje.

    Sipas këtij konkursi ai ka grumbulluar 85.2 pikë.

    Kush është Shkelëzen Osmani?

    I punësuari në Komunën e Vushtrrisë, Shkelzen Osmani ishte kandidat i PDK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

    Ai kishte synim të zënte një ulëse në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

    Ndërsa në profilin e tij në “Facebook” në postimet e tij shihet si një përkrahës i kryetarit atje, Ferit Idrizit.

    Në një fotografi edhe janë shfaqur së bashku:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark