×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ferizaj frymon artistikisht

    Insajderi
    30 July 2023 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autor: Halil Matoshi, poet dhe publicist

    (Shënim për ekspozitën “Rezistenca” të Hazir Rekës dhe skenën kulturore të Ferizajit)

    1.

    Në vjetët ‘90 të shekullit t’kaluem kam pas shkru se krahas Qarkut Kulturor të Prishtinës vènerohet nji bulëzim a shpërthim të diçkaje të re, që m’pëlqente me e emnue Rrethi Kulturor i Ferizajit, si mendësi, letërsi, muzikë, teatër, pikturë, mural dhe fotografi artistike.

    2.

    Me letrarët, kritikët e gazetarët Bardh Frangu e Afrim Demirin, poetët e shkrimtarët Kemajl Aliu, Ramadan Haziri (i ndjerë), Mustafë Xhemajli, Dije Demiri-Frangu, Besim Zymberi, Ismet Aliu, Faruk Buzhala, Nerimane Kamberi-Reka, tëvona Sibel Halimi, Zyrafete Shala, Gazmendi Bytyçi, etj.; gazetarët që nga Nehat Islami, Rexhep Rifati, Ramush Tahiri (i ndjerë), Ibrahim Rexhepi (i ndjerë), Sylejman Shaqiri, Xheladin Rexhepi, Bekim Kupina.

    Pastaj, këngëtarët fantastikë Osman Shehu e Veli Sahitin, (Trix), fotoreporterin e përmasave ndërkombëtare Hazir Reka; fotografen Bardha Goga; aktorët Misret Halili (i ndjerë) e Adriana Abdullahu (vra nga serbët më 1999), piktoret e piktorët e valës më të re Ilmi Sadiku, Lebibe Topalli e Laura Siner Brahimi, Pranvera Sylejmani dhe shumë tjerë.

    Me këta emra, e meriton epitetin e nji qarku unik kulturor.

    3.

    Sonte në Ferizaj, ekspozita e Maestro Hazir Rekës “Rezistenca” – n’shesh, aty ky sheh portreti i tina, murali i artistit amerikan Nils Westergard.

    më riktheu në kulmin e veprimit të këtij rrethi, (ku dhe zateta shumë nga këta gra e burra që i dhanë emën e nerë Ferizajit dhe tânë Kosovës) dhe që besoj – pas shtrëngatave e ngërçeve ciklike politike – me u rimëkamë!

    4.

    Ferizaj âsht kampion nga qytetet kosovare për muralet e tij unike dhe Festivalin Ndërkombëtar MuralFest.

    Vazhdon traditën Festivali Teatror (ma i moçmi festival teatri në Kosovë) dhe ai poetik ‘Muzat e Jezercit’.

    Dikur ishte i famshëm Festivali i muzikës popullore “Kosovarja këndon”!

    P.S.

    Falje atyne që i kam harru me i përmen dhe padyshim që e meritojnë dhe falemnerës për këtë frymë që i kanë dhânë Ferizajt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark