Në prag të fillimit të kampionatit, Ferizaj ka zbuluar fanellat e klubit për edicionin 22/23 në Superligën e Kosovës.
Fanellat vendase do të jenë me ngjyrën e kaltër ndërsa ato mysafire do të jenë me të bardhë, ndërsa Ferizaj e fillon Superligën në udhëtim te skuadra e Gjilanit të shtunën nga ora 17:00.
Ferizajasit janë ndër skuadrat më aktive në elitën e futbollit kosovar në merkato, duke arritur të sjellin lojtarë të dëshmuar në futbollin kosovar në vitet e fundit.
Ferizaj u rikthye këtë vit në elitë, pas dy viteve të qëndruara në Ligën e Parë.