Ferizaj ka arritur fitore të madhe ndaj Llapit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 24-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që shënuan në rastin e parë të mirë.
Ishte minuta e 11-të, kur Gerhard Progni shënoi nga afër për 1-0.
Pas golit të pranuar Ferizaj u lëshua në sulm duke krijuar raste, por golin e barazimit e gjeti në minutën e fundit.
Edon Sadriu shënoi pas depërtimit në zonë, me në goditje të fortë për 1-1.
Edhe pjesa e dytë nis më mirë për Ferizajn, që kishin disa raste.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 58-të, kur Betim Haxhimusa asistoi bukur te Sadriu i cili shënoi për 2-1 në të mirë të Ferizajt.
Në minutat e fundit, Llapi u lëshua i gjithi në sulm, duke tentuar barazimin.
Me këtë fitore Ferizaj ngjitet në vendin e nëntë me 24 pikë, ndërsa Llapi mbetet i gjashti me 29 pikë.