×
  • Showbiz
  • Show

    Fero bëhet shembull për hoxhallarët, Bajrami: Lumturia gjendet në Islam, vëllai jonë Fero

    Insajderi
    06 September 2023 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fero pas kalimit të tij në fenë islame tashmë është shndërruar në shembull të hoxhallarëve.

    Ai ka pak javë kur ka zbuluar se po i falë 5 vaktet dhe se largohet nga muzika pasi është haram.

    Së fundi, ishte i ftuar në një emision kosovar, ku edhe ka shpjeguar se si ka ndodhur kalimi i tij në fenë islame e gjithashtu edhe ndryshimi i tij nga jeta e “shfrenuar” në jetë të lumtur shkaku i fesë.

    Fjalët e mëdha që ai i ka shprehur në emision tashmë po merren shembull për të mirë nga hoxhallarët.

    Hoxhë Omer Bajrami ka krijuar një video me fjalët e Feros e ligjëratat e tij.

    “Lumturia gjendet vetëm në Islam. Vëllai jonë Fero, si shembull…”, ka shkruar hoxha.

    Postimin e hoxhës e ka shpërndarë në ‘Instagram’, edhe vetë Fero.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark