×
Show

Fero konfirmon bashkëpunimet me Capital Bra dhe Stresin

Insajderi
23 January 2020 - 00:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Fero tash e sa muaj është duke jetuar dhe punuar në Berlin të Gjermanisë.

Që nga koha kur jeton në Berlin deri me tani ai ka publikuar katër këngë të reja. E fundit mban titullin “Marijuana” që erdhi në një mënyre krejt të re sa i përket realizimit vizual. Kënga po pëlqehet mjaft shume nga fansat e reperit.

Reperi po punon në albumin që do ta publikoj me 14 shkurt, e si duket në këtë album do të ketë edhe bashkëpunime me artist të mëdhenj, si reperi i famshëm Gjerman Capital Bra dhe reperi shqiptar Stresi.

I pyetur nga fasnat e tij ai ka konfirmuar edhe një here këto dy bashkëpunime, ditë më parë reperi pati konfirmuar bashkëpunimin me Capital Bra ekskluzivisht për Gazetën Insajderin, e sot e konfirmoj edhe bashkëpunimin tjetër me reperin nga Shqipëria Stresin.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark