×
  • Showbiz
  • Show

    Fero në kërkim nga Policia- Arbenita postoi vajzën: Duke shkuar me i rreh krejt që flasin keq për mamin e babin

    Insajderi
    29 December 2022 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi njohur, Feronit Shabani është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lagje të Gjilanit.

    Bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli nuk e ka bërë asnjë reagim në lidhje me Feron.

    Dyshja as nuk ndiqen në rrjetet sociale me njëri – tjetrin.

    Postimi i fundit i Ismajlit në Instagram ishte një fotografi me vajzën e saj, Nina.

    Por, ditë më parë Arbenita në rrjetin social, “TikTok”, postoi një video të vajzës së saj me mbishkrimin: “Tu shku me i rreh krejt çka flasin keq për mamin dhe babin”.

    Ndryshe, lajmi për të shtëna me armë zjarri për Gazetën Insajderi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.  

    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 29.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari F.Sh. (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri  dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, njoftojnë nga Policia.

    Bëhet e ditur se nga të shtënat nuk ka pësuar lëndime trupore askush.

    Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga ana e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan” – njoftoi Policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark