Liria ka zhgënjyer me lojë në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
Skuadra me renome Liria fitoren me 3:0 e ka shndërruar në humbje me 3:5, në ndeshjen e javës së 6-të të elitës së futbollit të Kosovës.
“Nikli” ka treguar mentalitet fituesi dhe me meritë kthehet me tre pikë të mëdha.
Liria udhëhoqi me rezultat 3:0 me golat e futbollistëve Petrus (2’), Alidema (7’), Tijueza (13’).
Në minutën e 34-të, Razcak ka shënuan për “Niklin”.
Pjesa e dytë përplot shkëlqim në radhët e skuadrës së Drenasit, duke shënuar edhe me 4 gola të tjerë dhe përmbysi në mënyrë spektakolare epërsinë vendasve.
Golat i shënuan Berisha (59’ e 66’), Avdyli (61’) e Rrahmani (90’).