“Sotheby’s” do të hapë një ankand që është i pari në botë i dedikuar krejtësisht për arin.
Ankandi do të mbahet në Londër, ditën e mërkurë, dhe aty do të shiten, ndër të tjera, një Ferrari i artë i vitit 1977 dhe një bust i artë i Kate Moss.
Sipas drejtorit të ankandit, Constantine Frangos, ka thënë se ankandi po organizohet pasi është vënë re një rritje çmimesh dhe kërkesash për flori nga Azia, Rusia dhe Lindja e Mesme.
“Kishte pasur shumë interes në shitjen e turistëve nga jashtë, veçanërisht nga Lindja e Mesme dhe Azia, të cilët kishin ardhur për të parë artikujt në shfaqje në shtëpinë e ankandit në Mayfair të Londrës”.
Po ashtu ai tha se Ferrari, i cili është një nga katër në botë, kishte tërhequr vëmendjen më të madhe. Makina është pikturuar në një hije të rrallë prej ari metalik të quajtur oro chiaro cetallizzato, si lloj lëkure të gështenjës.