Ekipi nga Kosova “Bad News Eagles” ka debutuar me fitore në ndeshjen e parë në turneun më të madh në botë për CS:GO “PGL Antwerp Major 2022”.
“BNE” në ndeshjen e parë triumfuan ndaj ekipit turk, “Eternal Fire” me rezultat të ngushtë 16:14, shkruan FrontOnline.
Ekipi shqiptar e nisi raundin e parë me humbje, e që më pas fituan gjashtë raunde radhazi.
Për “Bad News Eagles” kjo ishte ndeshja e parë në pjesëmarrjen e parë në këtë turne.
Më poshtë mund ta ndiqni raundin e fundit dhe festën e ekipit pas triumfit.