×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Festivali i Teatrove në Suharekë nderon aktoren doajene Kumrije Hoxha

    Insajderi
    11 September 2023 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Festivali i Teatrove në qytetin e Suharekës ka nderuar me mirënjohje aktoren doajene, të mirënjohurën Kumrije Hoxha.

    Ajo ka lindur në Prishtinë në vitin 1953, dhe cilësohet si një nga zërat më përfaqësues të artit teatror kosovar në gjysmën e shekullin XX dhe fillmshekullin XXI. Kumrije Hoxha ka luajtur në role të ndryshme në filma, shfaqje teatrore dhe projekte televizive televizive, duke u shndërruar në një nga aktoret më të dashura për publikun tonë.

    Kohë më parë ajo është nderuar edhe me shpërblimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për kontributin e saj në fushën e teatrit dhe artit skenik kosovar.

    Për një kohë të shkurtër ka qenë edhe drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

    Festivali i Teatrove në Suharekë është një aktivitet i përvitshëm kulturor dhe drejtohet nga aktorët Brahim Basha, Rabije Kryeziu dhe Butrint Lumi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark