×
  • Sport
  • Sport

    Vokrri i kërkon Haradinajt të përfshihet që një çështje jetike për sportin

    Insajderi
    24 September 2017 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin me bashkëpunëtorët.

    Ata e uruan Kryeministrin për zgjedhjen në krye të Qeverisë së vendit duke i ofruar bashkëpunim të parezervë në realizimin e objektivave qeverisëse sa i përket futbollit kosovar dhe infrastrukturës, por edhe plotësimit dhe zbatimit të Ligjit për Sponsorizim.

    Në këtë takim shumë miqësor u theksua nevoja e përfshirjes së Qeverisë Haradinaj, përkatësisht të MKRS dhe Ministrisë së Financave në përshpejtimin e mbarimit të punëve në stadiumin e KF “Prishtina” (u kërkua që të shikohet mundësia që gjatë rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2017 të intervenohet me rreth 3 milionë euro që garantojnë kryerjen e këtij stadiumi të standardeve të UEFA-s) si dhe të nisë operacionalizimi i punëve rreth stadiumit nacional në Bërnicë.

    Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, e njoftoi kryeministrin Haradinaj për fillimin e studimit të fizibilitetit për stadiumin kombëtar, që do të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës dhe kapacitetet që ai do të ketë si dhe për objektet e tjera përcjellëse.

    Kryetari i FFK-së Vokrri ia dhuroi Kryeministrit Haradinaj fanellën e përfaqësueses kosovare në futboll, me numrin 1, për çka Kryeministri ishte shumë mirënjohës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark