×
  • Sport
  • Sport

    FFK me standarde të dyfishta për klubet e Superligës: Prishtinën nuk e licencson gjoja për borxh, kurse i Gjilanin e bllokuar nga FIFA, Po!

    Insajderi
    19 May 2023 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është duke vazhduar me standarde të dyfishta, pasi refuzoi ta licencojë FC Prishtinën kinse kishte borxhe, por dha “dritën e gjelbër” për Gjilanin, skuadër kjo që është bllokuar në FIFA.

    FC Prishtina ishte një nga tre klubet kosovare që s’u licencuan për garat evropiane, edhe pse ‘bardhëkaltërit’ janë shumë pranë që ta sigurojnë daljen në Evropë përmes Kupës së Kosovës.

    I kontaktuar nga Gazeta Nacionale, drejtori i klubit Artan Osmani thotë se FFK ka kërkuar disa evidenca për pagat e kryera, të cilat nuk i kërkonin fillimisht mirëpo klubi kryeqytetas është në rregull me to.

    Kanë kërkuar disa evidenca që i kemi paguar punëtorët me rregull, gjë të cilat i kemi dërguar edhe pse fillimisht nuk na kanë kërkuar. Pra duan t’i shohin ato dosjet e pagave të punëtorëve dhe disa futbollistëve, gjë të cilat ne i kemi të gjitha në rregull por ata nuk na kishin kërkuar”.

    Do t’i fus të gjitha në dosjen kur ta bëjmë ankesën pasi me të gjithë futbollistët i kemi kryer përpos Leonit Abazit, pasi me të jemi në gjyq dhe nuk mund të dalim në përfundim pa vendosur gjyqi”.

    Osmani tutje shton se FFK-ja nuk i ka shpjeguar pse klubi qenka në bilanc negativ.

    Mirëpo, diçka që nuk kuptova ke e shkruar në fundin e rreshtave që thoshte se bilanci ynë është negativ. Iu kërkova shpjegim, thanë që duhet me marrë një ekspert të financave pra as Komisioni që e ka bërë nuk e di mirë se çfarë po duan”.

    A janë duke kërkuar që ta shohin bilancin tonë vjetor, apo të shohin se a kemi pare, a jemi dal plus në fundin e vitit, pra s’jemi ka e dimë. Kam kërkuar shpjegim shtesë dhe tash të shohim”, nënvizoi Osmani duke treguar se do të dorëzojnë ankesë zyrtare.

    Në anën tjetër, ajo që bie në sy është licencimi i skuadrës së Gjilanit për garat evropiane, pavarësisht që kjo e fundit e ka të bllokuar merkaton.

    Gazeta Nacionale ka siguruar dokumentin ku konfirmohet që FIFA ia ka bllokuar transferimet Gjilanit, shkaku i borxheve.

    FFK licencoi edhe skuadrën e Llapit, të cilës gjithashtu i ishte bllokuar afati i transferimeve por e ka paguar shumën e majme që ia kishte borxh ish trajnerit Alan Clark.\

    Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave. Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 9 prej tyre janë licencuar, kurse 3 janë refuzuar”, thuhet në një njoftim të FFK-së.

    Klubet e licencuara janë:

    FC Ballkani

    FC Drita

    SC Gjilani

    KF Dukagjini

    FC Llapi

    FC Malisheva

    FC Trepça ‘89

    KFF Mitrovica

    KFF EP Hajvalia

    Klubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave të UEFA-së, për edicionin 2023/24 janë:

    FC Prishtina

    FC Ferizaj

    KF Drenica.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark