×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    FFK publikon vendimin e Gjykatës që e rrëzoi ankesën e Gramoz Vokrrit

    Insajderi
    04 April 2022 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është refuzuar kërkesë padia e Gramoz Vokrrit, pasi që është cilësuar si e pabazuar.

    Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative ka shpallur veten jo kompetente për të vendosur, ndërsa më pas Departamenti i Përgjithshëm i kësaj gjykate, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e paditësit për anulimin dhe shtyrjen e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të FFK-së.

    Vokrri, kishte dorëzuar kërkesë padinë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër anulimit të vendimit dhe propozimin për pezullimin e vendimit të FFK-së, pasi që Komiteti Ekzekutiv e kishte quajtur të pavlefshëm kandidimin e tij.

    Komiteti Ekzekutiv i FFK-së më 2 mars caktoi 6 prillin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës. Pas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë kandidat i vetëm për postin e kryetarit të FFK-së ka mbetur Agim Ademi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark