×
  • Sport
  • Sport

    FIFA mendon revolucionin e madh

    Insajderi
    01 March 2023 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    A mund ta imagjinoni futbollin të luhet në një kohë të caktuar dhe që nuk do të humbet më kaq shumë kohë.

    Opsioni është në tavolinë dhe do të studiohet dhe diskutohet në takimin e IFAB, i cili do të zhvillohet fundjavën e ardhshme në Londër.

    Debati u hap nga Gianni Infantino nga humbja e madhe e kohës që ndodh gjatë ndeshjeve, teksa presidenti i FIFA-s dëshiron që ta kufizojë në maksimum.

    Masat e marra nuk do të jenë të menjëhershme, por tashmë janë në tavolinë dhe mos u habisni që nga viti 2024, ndeshjet e futbollit nuk do të zgjasin më 90 minuta dhe as pozicionet jashtë loje nuk do të gjykohen në të njëjtën mënyrë.

    Gjithçka do të debatohet dhe të dyja çështjet janë tashmë në tavolinën e atyre që ndryshojnë dhe modifikojnë rregulloren e futbollit. Norma që do të hyjë në fuqi që nga data 30 qershor është që të përfshihen në kohë të shtuar festimet e golave, pra të mos lejohen më shumë se 1 minutë e gjysmë.

    Bota e futbollit ka nevojë që të mos ketë kaq shumë kohë të vdekura dhe FIFA është e shqetësuar për këtë gjë..

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark